Telegrafi

Spezia ‘shokon’ Milanin, tani kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin vendin e parë

Milani ka pësuar humbje si mysafir i Spezias me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 22-të të Serie A.

Ishte një ditë e keqe për kuqezinjtë që nuk arritën të dalin në lojën e tyre që jemi mësuar ta shohim këtë sezon.

Rastin e parë të mirë në ndeshje dhe të vetmin në pjesën e parë e kishte Riccardo Saponara i cili gjuajti, por golin e sigurt e evitoi Gianluigi Donnarumma.

Në pjesën e dytë vendasit vazhduan të kërkonin golin dhe atë e arritën në minutën e 56-të.

Giulio Maggiore ishte i saktë për 1-0.

https://www.youtube.com/watch?v=WOJHnEVVJNQ

Kur pritej reagimi i Milanit për të barazuar, në skenë doli Simone Bastoni që shënoi për 2-0.

https://www.youtube.com/watch?v=b5JlIjjUsbM

Deri në fund nuk kishte rast dhe Milani me këtë humbje mbetet lider me 49 pikë, por tani Interi mund ta parakalojë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore