Spezia e ka mposhtur Milanin në kuadër të javës së 22-të në Serie A, me rezultat 2-1 në San Siro.
Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutat e parë.
Por, në minutën e 45-të, vendasit fituan një penallti, të cilën në gol dështoi ta konvertonte Theo Hernandez në minutën e 45-të.
Leao’s goal against Spezia https://t.co/wDd00pfbLw
— Milan Eye (@MilanEye) January 17, 2022
Por, Rafael Leao nuk gaboi të shënonte pas vetëm një minute, për të kaluar Milanin në epërsi.
45 minutat e dytë ishin më të dobët nga Rossonerët, pasi mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat, por edhe të merrnin fitoren.
Në minutën e 64-të, Kevin Agudelo pranoi një asistim nga Domenico Verde, për të shënuar për 1-1.
https://twitter.com/manclipss/status/1483151232432812035
Deri në fund, Milani u tronditë edhe një herë, pasi Spezia i përmbysi shifrat në minutën e 90+6 me golin e realizuar nga Emmanuel Gyasi.
Pas javës së 22-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 48 pikë, dy më pak se lideri, Interi. /Telegrafi/