Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Spezia me rezultat 1-3.
Neroazzurët triumfuan falë një ndeshje shumë të mirë, ku golat u shënuan nga Brozovic, Lautaro Martinez e Alexis Sanchez.
Lautaro Martinez falë një goli e një asistimi në këtëndeshje ka marrë notën më të lartë 8,2.
Me notë të lartë te Inter u vlerësuan edhe Nicolo Barella, Marcelo Brozovic dhe dyshja Perisic e Calhanoglu.
Te vendasit, Rey Manaj ishte më i miri në fushë, derisa nota më e dobët shkoi për mbrojtësin Martin Erlic. /Telegrafi/