Telegrafi

Sperma e çiklistëve jokualitative

Shkencëtarët spanjollë nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Cordobas, kanë analizuar disa çiklistë dhe kanë ardhur në përfundim se ekziston një lidhshmëri e qartë ndërmjet kohës së kaluar në biçikletë dhe kualitetit të spermës te meshkujt.

Autorët e këtij studimi thonë se shkaktar i këtij efekti negativ mund të jetë presioni i shalës së biçikletës mbi testise, ose nga nxehtësia e cila shkaktohet si pasoje e veshjes së teshave të ngushta gjatë vozitjes.