Telegrafi

Spërkatje kundër mushkonjave në Komunën e Vasilevës

Të dielën, më 30 korrik, prej ora 04:30 të mëngjesit deri ora 09:30, në komunën Vasilevë do të bëhet spërkatja ajrore kundër mushkonjave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komuna Vasilevë informon se, në qoftë se kushtet nuk lejojnë të realizohet spërkatja, ajo do të realizohet më 31 korrik në të njëjtën periudhë kohore.

‘Pronarët e bletëve, në periudhën kohore të parlajmëruar, duhet të marrin masa të caktuara për mbrojtjen e bletëve’, kumtojn nga Komuna. /Telegrafi/