Site icon Telegrafi

Spërkatje ajrore kundër mushkonjave në komunën Çeshinovë-Oblleshevë

Në Komunën Çeshinovë-Oblleshevë, nesër (11 gusht) prej ora 05:00 deri ora 08:00 të mëngjesit, do të zbatohet spërkatja e parë ajrore për këtë vit, kundër mushkonjave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përputhje me programin, kufiri për trajtimin fillon nga grykëderdhja e lumit Zlletovicë në lumin Bregallnicë, pastaj në rrjedhën e lumit Bregallnicë deri në grykëderdhjen e fshatit Terancë, si dhe hapësirën në mes magjistrales M-5 dhe fshatit Çeshinovë, duke filluar nga fshati Ullarcë deri te fshati Oblleshevë.

Me spërkatjen ajrore, siç informojnë nga komuna, do të përfshihen edhe zonat Zhigaci, Sokollarci, Spançevë, Banje, Ullarci, Çeshinovo, Oblleshevë, Burillçevë, Kuçiçino, Çiflik dhe Terancë.

Hapësira gjithsej që do të spërkatet me spërkatje ajrore kundër mushkonjave arrin 900 hektarë.

Nga komuna bëjnë thirrje deri te bletarët që të marrin masa për mbrojtjen e bletëve si dhe pas spërkatjes më së paku katër orë. /Telegrafi/

Exit mobile version