Dje hajduti ka hyrë në banesën e D.T. nga Velesi dhe me çelësin kryesor ka hapur derën e përparme, është futur brenda dhe ka vjedhur laptopin “ACER”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Por, kur pronari i shtëpisë ka shkuar në shtëpi është përballur me hajdutin. Ai menjëherë me spray lotsjellës ka stërpikur në fytyrën e pronarit, e ka shtyrë atë dhe ka ikur.
Ende nuk dihet nëse është kapur kryerësi i vjedhjes por është duke u heturar deri në qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/