Telegrafi

Spekulohet se Wenger e ka rinovuar kontratën, përkundër protestave nga tifozët

WEST BROMWICH, ENGLAND - MARCH 18: Arsenal fans display banners during the Premier League match between West Bromwich Albion and Arsenal at The Hawthorns on March 18, 2017 in West Bromwich, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Mediat angleze bëjnë të ditur se Arsene Wenger e ka vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera me Arsenalin.

Kolumnisti i Inside World Football, Matt Scott, ka njoftuar se 67-vjeçari tashmë e ka nënshkruar kontratën e re, e cila do ta mbajë në krye të skuadrës edhe në dy sezonet e ardhshme.

Lexo po ashtu Wenger mohon se PSG i ka ofruar kontratë

Sipas njoftimeve, klubi është duke e pritur momentin e përshtatshëm për ta bërë publike arritjen e marrëveshjes, duke qenë se tifozët e Arsenalit janë duke kundërshtuar vazhdimin e kontratës së strategut francez.

“Do ta bëj të ditur të ardhmen time së shpejti. Shumë shpejt do ta merrni vesh”, ka thënë Wenger kur është pyetur për këtë temë.

Humbja nga West Bromi ishte e katërta në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier duke i zhvendosur Topçinjtë në vend të gjashtë në tabelë – me katër pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Liverpooli. /Telegrafi/