Site icon Telegrafi

Spekulohet se Memushaj ka arritur marrëveshje me Barin, duhet vetëm që Benevento ta pranojë ofertën

(Foto: Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshja mes Ledian Memushajt dhe Barit për kalimin e futbollistit shqiptar te skuadra e Serie B.

Mirëpo, që mesfushori i kombëtares shqiptare të transferohet në Puglia në janar, duhet që Benevento ta pranojë ofertën.

(Foto: Getty Images)

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, gjithçka është në duar të drejtuesve të klubit që e ka në pronësi lojtarin, të cilët ende nuk kanë vendosur nëse do të privohen apo jo nga Memushaj në afatin kalimtar dimëror.

Lexo po ashtu Lojtarët shqiptarë të Serie A, zbulohen pagat e tyre

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të ardhmen e 31-vjeçarit nga Vlora.

(Foto: Getty Images)

Memushaj ka qenë në pronësi të Pescaras, mirëpo në verën e kaluar nënshkroi kontratë për huazim njëvjeçar te Benevento.

Futbollisti shqiptar ka një përvojë të gjatë në futbollin italian, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edh për klube, si Chievo e Lecce.

Nga ana tjetër, mesfushori është pjesë e kombëtares shqiptare që nga viti 2010. /SS/Telegrafi/

Exit mobile version