Telegrafi

Spekulohet se Lady Gaga është shtatzënë, por nuk dëshiron të martohet me Cooperin?

Qëkur kanë përfunduar xhirimet e filmit “A Star Is Born”, dyshja kryesore nuk kanë pushuar së qeni në ballinat e revistave botërore.

Pas premierës së filmit për muaj është përfolur se Lady Gaga dhe Bradley Cooper janë në një marrëdhënie dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e ndarjes së aktorit me Irina Shayk.

Në ballinën e revistës amerikane, “In Touch”, dyshja shihet në krah të njëri-tjetrit, teksa Cooper i ka vendosur njërën dorë në bark Gagas.

Kjo fotografi kanë shkaktuar spekulime se bukuroshja mund të jetë shtatzënë dhe sipas revistës, nuk ka dyshim se fëmija është i dyshes.

Sipas burimeve të paidentifikuara, Gaga nuk e ka kaluar plotësisht ndarjen me ish-të fejuarin, Christian Carino, kështu që martesa aktualisht nuk është në krye të listës së saj të prioriteteve.

Ndryshe, dyshja deri më tani ka zgjedhur të heshtë rreth këtyre spekulimeve dhe kjo më tepër po bën që të dyshimet janë të sakta. /Telegrafi/