Russell Crowe duket se i ka marrë me seriozitet fjalët e regjisorit Ridley Scott për vazhdimin e dytë të filmit “Gladiator”.
Regjisori i famshëm ka deklaruar se e ka gjetur një mënyrë për krijimin e një vazhdimi, edhe pse Maximus Decimus Meridius që u portretizua nga Crowe në filmin e vitit 2000, vdes në fund.
“E di si ta sjell sërish. E kam bërë këtë bisedë me studion. Më thanë: ‘Por, ai vdes’. Mirëpo, ekziston një mënyrë për ta kthyer prapa. Nuk e di nëse do të ndodhë. ‘Gladiator’ ishte në vitin 2000, ndërsa Rusell ka ndryshuar paksa”, pati deklaruar Scott.
Ndërkaq, disa fotografi të Crowe, ku ai shfaqet duke u stërvitur, kanë nxitur spekulime se po përgatitet për filmin e ri.
Aktori, i cili ndodhet në Woolloomooloo të Australisë, është fotografuar duke luajtur ragbi dhe duke bërë pompa, gjë që dyshohet se po përgatitet që të hyjë sërish në “arenën e gladiatorëve”.
Kujtojmë që filmi “Gladiator” fitoi pesë çmime Oscar, për filmin më të mirë, aktorin më të mirë, efektet vizuale, për kostumografinë dhe për editimin e zërit. /Telegrafi/