Site icon Telegrafi

Spekulimet e mediave serbe: Shqiptarët po planifikojnë vrasjen e Cecës në Danimarkë

Agjentët danez kanë zbuluar një plan të mafisë shqiptare sipas së cilës do të vritet në Kopenhagë këngëtarja serbe Svetlana Raznatovic, e njohur më mirë si Ceca!

Kjo e fundit gjendet në Danimarkë për një koncert të radhës dhe si pasojë e tendosjes së raporteve mes Kosovës dhe Serbis, janë marrë masa të rrepta rreth kujdesit fizik të këngëtares, përkatësisht të vesë së kriminelit serb – Arkanit.

Këngëtarja do të qëndrojë 24 orë në shtetin danez, ku do të jetë i rrethuar nga truprojat e shumta të angazhuar me këtë rast, shkruan kurrir, transmeton Telegrafi.

Ceci nuk do t’i lejohet të lëviz nëpër qytet, por prej aeroportit do të dërgohet direkt në hotel dhe më pas në aktivitet e parapara.

“Policia ka zbatuar masat e duhura të sigurisë dhe mbrojtja e këngëtares duhet të jetë në nivel të lartë. Në Danimarkë, mafia shqiptare është e fortë dhe duke pasur parasysh se Ceca është e veja e Arkanit, është llogaritur se lëvizja e saj nuk është e sigurt”, tha një burim për mediat daneze. /Telegrafi/

Exit mobile version