Edhepse në internet qarkullojnë thashetheme të ndryshme mbi pamjen dhe funksionalitetin e iPhone 7, vetëm tani kemi informata nga burimet të afërta me Apple.
Sipas Mac Otakara, iPhone i ardhshëm do të sjell dëgjueset e veta dhe në të njejtën kohë, Adapter Lightning do të jetë i përfshirë në paketë.
Ky lajm poashtu ka bërë të ditur se adaptimi i dëgjueseve Lightning sugjeron që përdoruesit do të mund të përdorin outputet e audiove të vjetra dhe të reja.
Thashethemet poashtu sugjerojnë që modeli 256gb do të përfshihet në linjën e re të produkteve nga Apple.
Megjithatë, mbetet të shihet në shtator se cfar ka ndër mend Apple të sjell në tregun teknologjik.