Ndryshime të mëdha për produktet e Apple priten të zbulohen në konferencën e të nesërmes, WWDC.
Mac OS X mund të ndërrojë emrin në macOS në ndërkohë që Siri mund të integrohet edhe në kompjuterët MacBook.
Në këtë mënyrë, aplikacioni do të mund të konkurrojë me asistentin e Google dhe Alexa të Amazon.
Lajmi është bërë i ditur përmes një klienti i cili ka testuar Siri përmes pyetjeve për shërbimet e caktuara.
Nëse ndryshimet në aplikacionin me zë të Apple do të bëhen nesër apo në muajt e ardhshëm, mbetet të presim deri nesër.