Manchester Unitedi ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 1-3 në Ligën Premier.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë, sulmuan nga fillimi deri në fund, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Goli i parë në takim erdhi nga Antonio Valencia në minutën e katër, ndërsa në minutën e 11-të shënoi edhe Jesse Lingard.
Në vazhdin Topcinjët rrezikaun me me anë të Alexandre lacazettes, Granit Xhakës, Aaron Ramseyt dhe Alexis Sanchezit, por David de Gea ishte thjesht fantastik.
Pjesa e dytë filloi me golin e Lacazettes në minutën e 49-të pas asisitmit nga Ramsey.
Në vazhdim vendasit rrezikauin me anë të Alex Iwobit, Lacazettes e Sanchez, por në momentet e tyre më të mira erdhi goli i tretë i Unitedit nga Lingard.
Dëshpërimi i Arsene Wenger pas humbjes së pestë sezonale (Getty Images)Në minutën e 74-të Pogba u përjashtua me të kuq. Në vazhdim duket se lojtarët ishin të lodhur dhe nuk arritën të kritjojnë dicka serioze.
Shkodran Mustafi luajti vetëm në 15-të minutat e para të ndeshjes, pastaj u zëvëndësua për shkak të lëndimit, kurse Granit Xhaka u zëvëndua në minutën e 70-të për arsye taktike.
Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e dytë me 35 pikë, pesë më pak se Manchester City në vendin e parë. Arsenali vazhdon në pozitën e pestë me 28 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq është ndaj Cityt, kurse Arsenali është mysafir i Southamptonit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zCazK72PPwA
https://www.youtube.com/watch?v=ecJWU9kkeDQ
https://www.youtube.com/watch?v=-bS7Q2Q7BUA
https://www.youtube.com/watch?v=1St_JH_v3ng