Site icon Telegrafi

Spektakli “Sing my Song” u shfaq për herë të parë me të ftuar Grupin Trix

Spektakli më i ri “Sing My Song” u shfaq dje për herë të parë në ekranin e Klan Kosovës, ky show i mahniti publikun me një realizim shumë interesant një koncept shumë i mirë dhe me dy skenografi mahnitëse.

Në episodin e fundit të ftuar ishin grupi Trix ku gjithçka ishte rreth historisë së tyre, punës së tyre, Veli Sahiti i mahnitur me relizimin e këtij spektakli u emocionua nga këngëtarët të cilët i kënduan këngët e tij.

Velia e vlerësoi lart këtë show dhe për një mundësi të tillë për të gjitha grupet dhe këngëtarët që kanë dhënë shumë për muzikën të prezantohet në një formë të tillë, ky spektakël iu drejtohet të gjithë shikuesve para e ekranit.

Koncepti i këtij spektakli është që në çdo episod është i ftuar special një këngëtar apo grup me karrierë të gjatë dhe me suksese të mëdha që këngët e tyre janë bërë super hite dhe kanë mbetur gjatë në tregun tonë, të mësohet gjithçka rreth historisë së këngëtarit apo grupit dhe si u bënë këngët hit, dhe bukuria e këtij spektakli është që këngët e mysafirit special do të i këndojnë këngëtarë të tjerë të famshëm dhe të rinj, secili mund të i këndojë në versionin e vet.

Për herë të parë në vendin tonë artistëve të dëshmuar me suksese të mëdha, po iu bëhet një respekt i madh me një spektakël dhe me një realizim shumë elegant i konceptuar në një formë shumë të mirë për artistët dhe për gjithë shikuesit para ekranit.

Pra “Sing My Song” mund ta ndiqni çdo të diel në ora 20:45 në Klan Kosova, prezantuar nga moderatorja Genta Cana. /Telegrafi/

 

Exit mobile version