Site icon Telegrafi

Spektakli i ri “The Big Music Show” erdhi të mërkurën për shikuesit

Të mërkurën u shfaq për herë të parë spektakli ri “The Big Music Show” në Klan Kosova, ky show i la gojëhapur shikuesit duke iu ofruar një pamje të re televizive në vendin tonë.

Shfaqja e parë e këtij spektakli pati një shikueshmëri të lartë në televizion, ky format është konceptuar për shikuesit e televizionit për të gjithë kategoritë dhe jo për rrjetet sociale ky është format që të argëton.

Një gjë tjetër është interesante e spektaklit është se e gjithë familja bashkohet dhe ata mes vete garojnë njëjtë si mysafirët special në studio.

Koncepti është ideuar që të gjitha moshat, të gjitha familjet të bashkohen para ekranit dhe mund të garojnë në mes vete – kjo i bënë shikuesit aktivë në televizion dhe i largon nga rutina e përditshme.

Ky spektakël në shfaqjen e parë që u pa dje mund të themi se ky është një fenomen i ri televiziv që ka goditur fort me këtë koncept mysafirët special duke garuar në mes vete prodhuan shumë show, humor, tension dhe u argëtuan aq shumë duke vallëzuar në studio.

Moderatori i këtij spektakli, Vlorijan Halili shkëlqeu me stilin e tij, ishte shumë natyrshëm jo fallce, ishte i afërt me mysafirët, komunikimin e kishte shumë të pranueshëm me shikuesit në ekran, shikuesit në studio dhe sidomos me mysafirët e bëri punën me një mjeshtri të madhe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version