Telegrafi

Me spektakle të nivelit botëror dhe netë të zjarrta, Hangover rikthehet me shumë ndryshime më 30 qershor

Një prej klubeve të natës më të mëdha në vend, e më i madhi në ambient të hapur, Hangover club, në Gjakovë, po rikthehet me ndryshime të mëdha.

Klubi i natës që ka revolucionarizuar jetën e natës gjatë sezonit të verës po rikthehet me shumë ndryshime.

Sërish në ambient të hapur dhe me dukjen unike, Hangover ka paralajmëruar rikthimin më 30 qershor, duke mbajtur spektaklin hapës aktualisht një befasi.

Faqja zyrtare e këtij klubi të natës ka konfirmuar rikthimin me një shishe interesante dhe në formë vizuali që tashmë ka nxitur kërshërinë te adhuruesit e jetës së natës.

Një prej atraksioneve gjatë sezonit të verës pritet të mbledhë top emrat e skenës vendore dhe ndërkombëtare në një seri performancash që do të vijnë me spektakle të realizuara secili më veçantë se tjetri.

Kujtojmë se verën e kaluar në Hangover u realizuan spektakle për t’u mbajtur mend, siç ishte ai i Capital T i cili ateroi me vinç si asnjëherë tjetër duke realizuar një performancë ndërkombëtare.

Performanca tjera që vlen të përmenden ishin ato të Ledri Vulës me Butën, Ryan Marciano dhe Sunnery James e yje tjera të muzikës që ndezën një prej skenave më të mëdha në vend.

Hangover rikthehet më 30 qershor. /Telegrafi/