Skena spektakolare janë kapur prej kamerave gjatë shpërthimit të vullkanit të Hawait.
Pamjet ajrore tregojnë Mauna Loa, vullkani më i madh aktiv në botë, duke shpërthyer në ishullin e madh të Havait.
Lava mund të shihet duke u derdhur në ajër dhe duke rrjedhur nëpër sipërfaqen e vullkanit.
Vullkani filloi të shpërthejë të dielën, për herë të parë që nga viti 1984. /Telegrafi/