Barcelona ka fituar një ndeshje spektakolare në udhëtim te Villarreali me rezultat 3-4.
Ka qenë një duel i jashtëzakonshëm mes dy skuadrave, ku filloi shumëmë mirë për mysafirët që realizuan dy gola të shpejtë brenda tre minutave.
Gavi hapi serinë e golave në minutën e 12-të pas një asistimi nga Yamal, derisa tre minuta më vonë Frenkie de Jong realizoi për 0-2.
GAVI SCORES FIRST!! 🔥 pic.twitter.com/KSd0EtGhfh
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 27, 2023
Vendasit u rikthyen në lojë gjatë pjesës së parë, kur Foyth fillimisht realizoi në minutën e 26-të për 1-2.
Sulmuesi norvegjez Sorloth u gjend bukur pas asistimit nga Pedraza dhe realizoi për 2-2 pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
🚨 HALFTIME!
2️⃣ Villarreal
2️⃣ Barça (Gavi, 12' & F. De Jong, 15')#VillarrealBarça pic.twitter.com/NEuUbG16Su— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 27, 2023
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit të cilët vetëm pas pesë minutave Baena realizoi për epërsinë e parë të vendasve 3-2.
Megjithatë katalunasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 68-të ishte Ferran Torres që realizoi pas dy tentimeve të njëpasnjëshme për 3-3.
COMEBACK WIN!! 🔥 pic.twitter.com/vYnvrok9t8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 27, 2023
Tre minuta më vonë në skenë doli Robert Lewandowski ku pas një gjuajtje të fortë të Yamal topi goditi shtyllën dhe nga kthimi i tij Lewa shënoi për 3-4.
Deri në fund Barcelona u mbrojt mirë dhe mori një fitore të madhe në një terren të vështirë si ai i Estadio de la Ceramica. /Telegrafi/