Telegrafi

Spektakël i Riyad Mahrez, Manchester City kalon në finale të FA Cup

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Sheffield United me rezultat 3-0 në gjysmëfinale të FA Cup.

Pas një fillimi të qetë të ndeshjen, në fundin e saj erdhi edhe goli i parë.

Qyetarët fituan penallti në minutën e 41-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Riyad Mahrez për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me Man City sërish në sulm.

Mahrez shtoi epërisë në 2-0 në minutën e 61-të, duke konfirmuar formën e mirë.

Algjeriani kompletoi het-trikun në minutën e 66-të për 3-0.

Manchester City do të luajë në finale më fituesin e Brighton – Manchester United. /Telegrafi/