Site icon Telegrafi

Spektakël pa fitues

Ndeshja u zhvillua nëpër terren të rënduar nga shiu, që ka rënë gjatë gjithë ndeshjes, por përkundër kësaj, shikuesit kanë parë një lojë të mirë dhe me aksione të rrjedhshme, por edhe mjaft efikase. Pikërisht si pasojë e terrenit rrëshqitës dhe gabimeve të mbrojtjes vendase kanë rënë edhe golat.

“Kishim një fillim jo të mirë, pastaj pësuam shumë lehtë dy gola, që na detyruan të ndjekim rezultatin. Megjithatë përgëzoj futbollistët për angazhimin maksimal që treguan gjatë gjithë lojës dhe së paku shpëtuan një pikë", tha trajneri i Trepçës, Sheremet Jusufi.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit, kur pas harkimit të Maxhunit, Shkupolli gjuan jashtë portës.

Dy minuta më pas erdhi dushi i ftohtë për vendësit. Pas gabimit të mbrojtjes vendase si rezultat i rrëshqitjes, Shkumbin Salihu nga një pozitë ballore shënon për 0:1.

Pa kaluar dy minuta të plotë u pa një “dejavu”, kur Astrit Fazliu shërben Salihun, i cili sërish nga afërsia shënon për 0:2. Pas disa rasteve të mira, në minutën 35’nga këndi Sejdiu në tentim harkimi befason portierin mysafir Abdylin, duke zvogëluar epërsinë në 1:2.

"Po dëshmohet se ekipi ynë nuk po mund adaptohet në Superligë, ka luajtur si amator. Kishim epërsinë që nuk ditëm të ruajmë, ndërkohë që pësuam nga dy gabime amatore. Nuk jam i kënaqur as me sjelljen e futbollistëve të mi si në momentet kur ishim epërsi poashtu edhe pas pësimit të golave. Iu frikësuam fitores”, tha trajneri i Ferizajt, Bylbl Sokoli.

Në pjesën e dytë, Trepça kërkonte me ngulm golin e barazimit dhe pas shumë tentimeve ia doli ta shënoj. Në minutën 65’ Baliqi bukur shërbeu Daut Maxhunin, që ndonëse rrëshqiti ia del të gjuaj dhe plasojë topin në rrjetë. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version