Mac McClung është fituesi për ngulitjet më të mira në All Star të vitit 2023.
Ka qenë një garë tejet interesante, ku katër basketbollistë kanë marrë pjesë fillimisht, derisa dy prej tyre shkuan në finale.
Trey Murphy III i New Orleans Pelicans, Jericho Sims i New York Knicks, Mac McClung i Philadelphia 76ers dhe Kenyon Martin Jr i Houston Rockets ishin pjesëmarrës.
#ATTSlamDunk was 🔥 pic.twitter.com/EaEZF1avUH
— #NBAAllStar (@NBAAllStar) February 19, 2023
E në finalen e madhe shkoi dyshja Murphy III dhe Mac Clung ku patën nga dy raunde për ngulitje.
Në raundin e parë Murphy III mori 48,8 pikë, derisa McClung 50 sosh.
Ndërkohë në raundin e dytë Murphy III ngiritpikët në 49,2, por McClung sërish mori 50 pas një ngulitje të jashtëzakonshme dhe fitoi çmimin e madh. /Telegrafi/