Telegrafi

Spektakël nga Avdijaj, gol dhe asistime për fitore

GRAZ,AUSTRIA,13.MAR.16 - SOCCER - tipico Bundesliga, SK Sturm Graz vs FK Austria Wien. Image shows Donis Avdijaj (Sturm). Photo: GEPA pictures/ David Rodriguez Anchuelo

Donis Avdijaj e ka harruar lëndimin e pësuar muaj më parë dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Sulmuesi kosovar ka qenë titullar për skuadrën e tij Sturm Graz në fitoren në udhëtim 3-1 ndaj Gording.

Avdijaj ka qenë protagonist i pakrahasueshëm në këtë përballje për ekipin e tij, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 77-të.

Por kur të gjithë prisnin që ndeshja të përfundonte pa fitues, përsëri në skenë në minutat shtesë doli djaloshi i artë nga Istogu.

Avdijaj bëri dy asistime në minutën 93 dhe 94 për golat e fitores për skuadrën e tij.

Pas kësaj fitore Sturmi zë pozitën e pestë në tabelë me 39 pikë të tubuara. /Telegrafi/