Site icon Telegrafi

Spektakël me nëntë gola në FA Kupë mes Evertonit dhe Tottenhamit, Ancelotti eliminon Mourinhon pas një trileri të vërtetë

Evertoni ka mposhtur Tottenhamin pas vazhdimeve me rezultat 5-4, në kuadër të FA Kupës.

Në pjesën e parë u shënuan plot pesë gola.

Skuadra e Jose Mourinhos kaloi e para në avantazh me Davison Sanchez në minutën e 3’, por Evertoni përmbysi gjithçka, pasi për 7 minuta shënoi tri herë.

Fillimisht ishte Dominic Calvert-Leëin, që shënoi golin e barazimit në minutën e 36’, ndërsa dy minuta më vonë Richarlison përmbysi rezultatin në 2-1.

Asgjë nuk kishte përfunduar këtu, pasi para mbylljes së pjesës së parë, u shënuan edhe 2 gola të tjerë. Sigurdsson shënoi në minutën e 43’ për Evertonin.

Lamela mbylli këtë pjesëlojë kur shënoi për 3-2 në minutën e tretë shtesë në pjesën e parë.

Koha e rregullt u mbyll në barazim spektakolar 4-4, pas golave të Sanchez në minutën e 57′ dhe Harry Kanë në minutën e 83′, pasi për Evertonin ishte Richarlison që shënoi golin e katërt më herët.

Në minutën e 97′, heroi i ndeshjes doli të jetë Bernard që shënoi pas një asistimi të Sigurdsson.

Me këtë fitore, Evertoni kalon në fazën çerekfinale të FA Kupës, ndërsa Jose Mourinho e sheh vetën të eliminuar nga kjo garë.

https://www.youtube.com/watch?v=s_Adn9ig6WU

Disa nga kundërshtarët e mundshëm të Evertonit janë Manchester City dhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version