Ka nisur për mrekulli super dueli mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ku janë shënuar dy gola të shpejtë 1-1.
Erling Haaland ka konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë edicion, edhe pas pushimit të klubeve.
Sulmuesi norvegjez e ka nisur për mrekulli sfidën e Carabao Cup ndaj Liverpoolit, duke shënuar pas vetëm 10 minutash.
Një harkim perfekt nga Kevin De Bruyne bëri që ylli norvegjez të realizonte një gol spektakolar për të kaluar në epërsi 1-0.
Për 22-vjeçarin ky ishte goli i 24 në 19 ndeshje, derisa ka edhe tre asistime në të gjitha garat për Manchester Cityn.
Ndërkohë nuk ka vonuar shumë dhe Liverpooli ka gjetur golin e barazimit 10 minuta më vonë me Fabio Carvalhon.
/Telegrafi/
https://twitter.com/vartatico/status/1606020283415945216?s=20&t=OxI5x_l3dpcUVtWhG8UavQ
https://twitter.com/vartatico/status/1606022326285307906?s=20&t=OxI5x_l3dpcUVtWhG8UavQ