Site icon Telegrafi

Spektakël në Podujevë, Ballkani mposhtë Prishtinën në ndeshjen që zgjati 110 minuta

Foto: FC Ballkani/Facebook

Ballkani ka fituar duelin prej 110 minutave ndaj Prishtinës të zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Suharekasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2 në një ndeshje ku pati gjithçka, gola, kartonë të kuq e penallti.

Pjesa e parë ishte e barbartë me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes kryesisht në mesin e fushës.

Përkundër disa rasteve të mira nga dyja ekipet, gola nuk pati dhe 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan pa gola 0-0.

E në pjesën e dytë ndeshja u bë shumë më interesante, pasi kishte raste të shumta, kartonë e penallti.

Në minutën e 56-të, Lumbard Dellova pengoi brenda zonës Otto John dhe gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti, duke ndëshkuar mbrojtësin e mysafirëve me kartonin e dytë të verdhë.

Por nga pika e bardhë, mbrojtësi prishtinas Besnik Krasniqi dështoi, duke mbrojtur goditjen e tij portieri Stivi Frashëri.

Vetëm 14 minuta qëndroi epërsia numërike e Prishtinës në fushë, pasi në minutën e 70-të me karton të kuq u ndëshkua edhe Otto John pas dy të verdhëve.

Në minutën e 90-të, Ermal Krasniqi u pengua në zonë nga Besnik Krasniqi dhe gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti për Ballkanin.

Pas tetë minutave rishikim në VAR, gjyqtari prishtinas mori vendimin që penalltia të qëndroi nga ku u tregua i saktë Ermal Krasniqi për 0-1.

Prishtina kërkoi barazimin e rezultatit, por deri në fund nuk ia doli një gjëje të tillë përkundër përpjekjeve të mëdha.

Krejt në fund të ndeshjes, Mevlan Zeka u gjend mirë në zonë për të realizuar për 0-2.

Ballkani me këto tri pikë mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, sa ka edhe lideri Gjilani.

Ndërkohë Prishtina zë vendin e gjashtë në tabelë me 24 pikë.

Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në udhëtim te Drenica, derisa Ballkani pret Ulpianën. /Telegrafi/

Exit mobile version