Telegrafi

Spektakël në ndeshjen e Rising Stars, Amerikanët triumfojnë përballë basketbollistëve nga bota

Jemi futur në ditët e All Star Game në NBA, ku kjo ngjarje e madhe ka nisur me ndeshjen e Rising Stars.

Në këtë takim kanë luajtur basketbollistët e rinj amerikan përballë atyre nga pjesa tjetër e botës.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku janë shënuar plot 282 pikë, ku në fund fituan vendasit.

Amerikanët triumfuan me 20 pikë epërsi, pasi dallimi u bë në çerekun e tretë të ndeshjes që i takoi amerikanëve 44:24.

Eric Paschall ishte më efikasi tek vendasit me 23 pikë, ndërsa lojë të mirë tregoi edhe fundori i Cleveland, Sexton me 21 të tjera.

Tek mysafirët basketbollisti më efikasi ishte ai i New York Cityt, Barret që shënoi 27 pikë.

Ndërkohë MVP i kësaj ndeshje u shpall talenti i Charlotte, Miles Bridges që shënoi 20 pikë, pati pesë kërcime e pesë asistime. /Telegrafi/