Anglia dhe Danimarka po zhvillojnë një ndeshje shumë të bukur dhe me gola, ku pjesa e parë u mbyll 1-1.
Dy skuadrat kishin nga një rast që në start, me Pierre-Emile Hojbjerg dhe Phil Foden.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Harry Kane në minutën e 18-të, kur sulmuesi i njohur shënoi ng afërsia (1-0).
Danezët pasi pësuan gol u lëshuan në sulm duke kërkuar golin e barazimit dhe pas disa rasteve ai gol u shënua.
Zhvillohej minuta e 34-të, kur Victor Kristiansen asistoi te Morten Hjulmand i cili me një goditje të fortë nga jashtë zonës shënoi për 1-1.
Edhe pas golave, të dy skuadrat kishin edhe nga një rast me Phil Foden dhe Pierre-Emile Hojbjerg, por sërish portierët ishin në vend. /Telegrafi/