Portland Trail Blazer kanë marrë fitoren e dytë në kuadër të gjysmëfinales ndaj Denver Nuggets.
Ka qenë një ndeshje e barabartë nga fillimi deri në fundin e saj, ku Blazers kanë triumfuar vetëm me tri pikë epërsi 140:137.
Ishte ndeshje e jashtëzakonshme pasi tifozët është dashur t’i shohin katër herë skuadrat duke shkuar në vazhdime derisa u caktuar fituesi.
CJ McCollum ka qenë më meritori për fitoren e Blazers, pasi shkëlqeu në këtë takim duke shënuar 41 pikë, pati tetë kërcime e katër asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Damien Lillard që shtoi 28 pikë, tetë asistime e gjashtë kërcime.
Ndërsa Rodney Hood dhe Enes Kanter e mbyllën takimin me 19 respektivisht 18 pikë.
Jamal Murray me 34 pikë ishte më efikasi tek mysafirët, ndërsa Denverit nuk i bëri punë as Triple Double e Nikola Jokic me 33 pikë, 14 asistime e 18 kërcime.
Edhe ndeshja e katërt mes dy skuadrave do të zhvillohet në Moda Center të Portlandit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MT0DBkZRWxY