Telegrafi

Spektakël në Los Angeles, Lakers pësojnë humbje nga Mavericks

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Crypto.com Arena të Los Angelesit mes Lakers dhe Dallas Mavericks.

Ka qenë një duel që u vendos në sekondën e fundit të ndeshjes, me Mavericks që kanë triumfuar me rezultat minimal 110:111.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kishin epërsinë herë pas here, por në fund një tre pikësh nga Kleber i dha fitoren Mavericks.

Kyrie Irving ka qenë më meritori për fitoren e Dallas, pasi e mbylli takimin me 38 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Me pikë dyshifrore te Mavericks e mbylli ndeshjen edhe Tim Hardaway dhe Chris Wood që shtuan nga 12 sosh.

Te vendasit më efikasi ishte Anthnoy Davis me 26 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/