Telegrafi

Spektakël në kryeqytet, Prishtina me rikthim rezultati ia ‘rrëmben’ tri pikët Llapit

Prishtina ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Llapit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke rrezikuar në dy raste me anë të Ronald Soboëales, por që ai nuk ishte i saktë.

Mundësinë e parë për gol Llapi e pati me anë të Blendi Baftiut në minutën e 20-të por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Llapi kaloi në avantazh në minutën e 33-të përmes Ahmed Januzit që shënoi për 1-0 pas asistimit të Elvir Gashijanit.

Prishtina iu kundërpërgjigj llapjanëve duke barazuar rezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë me anë të Leonat Vitijës që realizoi për 1-1 me kokë.

Të besuarit e Tahir Batatinës rikthyen sërish epërsinë në pjesën e dytë, kësaj radhe me anë të Ilir Blakçorit që shënoi për 2-1 pas një aksioni të bukur.

Kjo ishte e tëra për Llapin në këtë takim, pasi në vazhdim Prishtina arriti të shënojë dy herë për të kompletuar rikthimin dhe për të marrë tri pikët.

Fillimisht ata barazuan rezultatin në 2-2 me një gol të bukur të Albin Krasniqit në minutën e 69-të, ndërsa golin e fitores e gjetën në minutën e 76-të me anë të Marc Olivier.

Pas kësaj fitoreje Prishtina shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe momentalisht mban vendin e dytë në tabelë, ndërsa Llapi numëron katër pikë dhe mban vendin e gjashtë në renditje./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore