Telegrafi

Spektakël në Hangover Night, priten dimensione tjera në vitet e ardhshme (Video)

Të shtunën mbrëma në Gjakovë në Hangover Club u mbajt edicioni i parë i mbrëmjes së madhe Hangover Night.

Në këtë mbrëmje performoi Niki Belucci, e cila krijoi një atmosferë tipike si në Ibiza dhe impiantet tjera botërore ku ajo performon.

Gjakova mbrëmë ishte qendra e muzikës elektronike në rajon, teksa mijëra të pranishëm shijuan spektaklin me fishekzjarre, robotë, zjarr etj.

Telegrafi ishte prezent në këtë ngjarje, teksa foli Valdrin Rizvanolli, menaxher dhe pronar i një prej klubeve më të suksesshme në Kosovë.

Sipas Rizvanollit, ky është vetëm fillimi i një epoke të re të mbrëmjve të tilla të mëdha, të cilat do të shkojnë në përmasa shumë më të mëdha viteve në vijim.

“Ju falënderoj për prezencën juve dhe të gjithë të pranishmit. Bashkë filluam të shkruajmë historinë e re, të një epoke të re e cila po fillon në industrinë e argëtimit në mbarë vendin. Ky është vetëm fillimi, dimensioni do të zgjerohet në edicionet tjera. Hangover is huge, dhe po bëhet dita ditës edhe më “huge””, deklaroi Rizvanolli për Telegrafin.

Niki Belucci u shfaq mjaft seksi në këtë mbrëmje, teksa për performanca të zjarrta u dalluan edhe Ledri Vula dhe Capital T në javën e fundit. /Telegrafi/