Telegrafi

Spektakël në Fiserv Forum, Milwaukee Bucks mposhtin Phoenix Suns

Është zhvilluar një xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA me disa ndeshje shumë interesante.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes është zhvilluar në Fiserv Forum të Milwaukees, ku Bucks kanë mposhtur Suns.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka marrë një fitore me 10 pikë diferencë 132:122, fitore që erdhi vetëm në çerekun e fundit pasi tre të parët ishin të barabartë.

Khris Middleton ka shkëlqyer në këtë sfidë për vendasit, me basketbollistin amerikan që shënoi 44 pikë, pati tetë kërcime e pesë asistime.

Jrue Holiday shtoi 24 pikë dhe nëntë asistime, derisa Giannis Antetokounmpo kontribuoi me 19 pikë e 13 kërcime.

Deandre Ayton ishte më i miri në fushë me 30 pikë tetë kërcime e dy asistime. /Telegrafi/