Çudirat nuk kanë të mbaruar në Shqipërinë tonë! Jemi mësuar shpesh të shohim karvanë të tërë makinash luksoze që u bien borive teksa ikin për të marrë nusen.
Por ndodh edhe kështu: këta dasmore kanë gjetur një mënyrë tejet “interesante” për të tërhequr vëmendjen, pasi kanë shkuar për ta marrë nusen me vinça, plot 4 të tillë!
Dasma është bërë në Fier. Personi që ka dërguar këto foto dhe video, thotë se ai që po martohet punonte vetë me vinça, por gjithsesi nuk e dinë se sa e vërtetë është kjo. Ne i urojmë të sapomartuarit dhe shpresojmë që ky spektakël i pazakontë t’u sjellë atyre sa më shumë mbarësi!