Telegrafi

Spektakël në Etihad: United e dyfishon epërsinë ndaj Cityt

Manchester United ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Manchester Cityt.

Derbi lokal po zhvillohet në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier, derisa Djajtë e Kuq po dhurojnë spektakël.

Fillimisht Marcus Rashford e shënoi golin e parë të takimit me anë të penalltisë në minutën e 23-të.

Por, pas vetëm gjashtë minutash, United e dyfishoi epërsinë me golin e shënuar nga Anthony Martial që u shërbye mjaftë mirë nga Anthony Martial. /Telegrafi/