Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Chase Center të San Franciskos mes Golden State Warriors dhe Brooklyn Nets.
Dy skuadrat pretendente për titullin e kampionit janë përballur mes vete, ku fitore kanë shënuar vendasit e GSW me katër pikë diferencë 110:106.
Andrew Wiggins ka qenë më meritori për fitoren e vendasve me 24 pikë, tetë kërcime e dy asistime.
Me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Stephen Curry (19), Poole me 17 si dhe dyshja Porter e Klay Thompson me nga 16 pikë.
Kyrie Irving ishte më efikasi tek skuadra mysafire me 32 pikë, por që nuk mjaftuan të marrin fitore.
Për GSW kjo ishte fitorja pestë radhazi dhe e 37-ta këtë edicion kundrejt 13 disfatave.
Ndërkohë Nets kanë pësuar humbjen e katërt radhazi, derisa tani ndodhen në vendin e gjashtë në Konferencën e Lindjes. /Telegrafi/