Brooklyn Nets ka vazhduar me formën e mrekullueshme në NBA, ku ka marrë edhe fitoren e shtatë radhazi.
Në derbin e mbrëmjes ndaj Golden State Warriors, Nets kanë triumfuar para adhuruesve të tyre me 30 pikë epërsi, 143:113.
Mysafirët kishin mungesa të mëdha pasi nuk luajtën yjet si Stephen Curry, Klay Thompson, Andrew Wiggins dhe Andre Iguodala, derisa vendasit e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë këtë.
Qysh në çerekun e parë u kuptua fituesi ku Nets shkuan në epërsi prej 29 pikë epërsi 46:17, derisa pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi edhe më të thellë plus 40 për vendasit 91:51.
Kevin Durant ka qenë më meritori për fitoren e Nets me 23 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Interesant fakti është se nëntë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore për Nets, derisa të gjithë lojtarët e thirrur për ndeshje arritën të regjistroheshin në listën e kosha shënuesve. /Telegrafi/