Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve po del të jetë mjaftë interesante dhe me gola.
Më të filluar ndeshja, katalunasit morën epërsinë me një kundër zbritje të shpejtë, kur Raphinha mori një top dhe kaloi edhe portierin Manuel Neuer për të shënuar për 1-0.
Bavarezët pas golit të pësuar u lëshuan në sulm dhe arritën të shënojnë me Harry Kane, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas pak minutash, Kane ishte në pozitën e duhur dhe arriti të shënojë kësaj radhe një gol të rregull për të barazuar shifrat në 1-1.
Por Barcelona mori kontrollin sërish në lojë dhe arriti të shënojë golin e epërsisë në minutën e 38-të për 2-1 me Robert Lewandowskin.
Vendasit nuk u ndalën dhe arritën edhe golin e tretë, me Raphinhan që shënoi për 3-1.
Pas golit të katërt kuadrat shkuan në pushim, për të na lënë me përshtypje se pjesa e dytë do të sjell sërish spektakël./Telegrafi/