Prishtina Plus Festival ka konfirmuar programin e artistëve që do të performojnë përgjatë tri netëve të 21, 22 dhe 23 korrikut.
Festivali i cili mbahet në parkun e Gërmisë, do të shohë artistë të nivelit botëror duke performuar në skenat e mëdha të ngritura për të rinjt shqiptar.
Natae parë nisë me hip hop, ku do të performojë superylli gjerman, Bushido, teksa ai ndiqet nga Ceza, i cili do të performojë para tij,ashtu sikurse hip hop artistëve shqiptar si MC Kresha, Lyrical Son dhe Elinel.
Mbrëmja e dytë vazhdon me muzikën elektronike ku Joris Voorn është akti kryesor nga shumë deejay të tjerë që do të performojnë.
Mbrëmja e tretë e 23 korrikut pritet të jetë drithëruese me performancat e Trojës dhe Jerichos të paralajmëruara për skenën e madhe të këtij festivali.
Muzikë, art dhe teknologji – të gjitha në një në tri netët e Prishtina Plus Festival.