Barcelona ka shënuar fitore ndaj Plzen me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në starto portën e çekëve.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i parë me Jules Kounde që asistoi për Fanck Kessie që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ChampionsTV_/status/1567593187320946689
Në minutën e 34-të erdhi edhe goli i dytë për Barcelonën, me Robert Lewandowskin që gjeti rrjetën pas asistimit të Sergi Robertos për 2-0.
https://twitter.com/ChampionsTV_/status/1567598478754299907
Mysafirët u kthyen në lojë në minutën e 44-të, kur Vaclav Jemelka gjeti Jan Sykora që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/ChampionsTV_/status/1567600464522317824
Por pak pa u mbyllur pjesa e parë, Ousmane Dembele gjeti Lewandowskin që shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3-1.
https://twitter.com/ChampionsTV_/status/1567602171746680834
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për çekët, që rrezikuan disa herë, por golin e gjetën Barcelona.
Robert Lewandowski kompletoi het-trikun në minutën e 67-të, kur shënoi për 4-1, kësaj radhe pas asistimit të Ferran Torres.
https://twitter.com/ChampionsTV_/status/1567611955606585346
Në minutën e 71-të ishte radha e Ferran Torres që shënoi për 5-1 pas asistimit të Dembeles.
https://twitter.com/ChampionsTV_/status/1567613126094225412
Deri në fund edhe pse skuadrat tentuan nuk kishte më gola.
Barcelona merr tri pikët e para në grup, sikurse edhe Bayern Munich, ndërsa Inter dhe Plzen janë pa pikë. /Telegrafi/