Telegrafi

Spektakël me katër gola në ‘Jose Alvalade’, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese

Sporting Lisbona dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të 1/8 së Ligës së Evropës.

Arsenali e nisi më mirë takimin, duke shënuar në minutën e 22-të me William Saliba, që gjeti rrjetën me kokë për 1-0.

Por në minutën e 34-të, u barazua ndeshja, kur Goncalo Inacio shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë edhe pse Arsenali i kishte rastet në start, goli erdhi nga Sporting, kur Paulinho shënoi nga afër për 2-1.

Arsenali u lëshua në sulm për të barazuar dhe këtë e arriti në minutën e 62-të, me autogolin e Hidemasa Morita (2-2).

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Emirates. /Telegrafi/