Site icon Telegrafi

Spektakël me katër gola në Emirates: Arsenali ‘shkelë’ mbi Man United në fund të derbit

Arsenali ka fituar 3-1 ndaj Manchester United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

45 minutat e parë sollën spektakël, me dy skuadrat që shënuan nga një gol.

Ishte minuta e 27-të e takimit kur Christian Eriksen asistoi te Marcus Rashford për golin e epërsisë.

Mirëpo, një minutë kaloi nga goli i tyre dhe Gabriel Martienlli e gjeti në mënyrë perfekte Martin Odegaardin që i barazoi shifrat në 1-1.

Dy skuadrat zhvilluan lojë me tempo të lartë, duke synuar që të shënonin gola të tjerë.

Pjesa e parë u mbyll me kaq, ndërsa 45 minutat e dytë kishin raste me bollëk për gol, ndërsa u shënuan dy gola.

Ishte minuta e 55-të e takimit kur Rashford pati një mundësi të artë shënimi, mirëpo Man United nxori vetëm goditje nga këndi.

Në minutën e 61-të, Aaron Wan-Bissaka bëri një ndërhyrje të palejueshme në Kai Havertz në zonën e rreptësisë, mirëpo VAR-i sinjalizoi se nuk kishte penallti ër Topçinjtë.

Shtatë minuta më vonë, Gabriel Martinelli bëri një goditje të mirë, por topi shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Në minutën e 81-të, Bukayo Saka nuk ia doli ta shfrytëzonte një rast ideal, derisa Andre Onana bëri pritje fantastike.

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe Declan Rice e përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 90+7-të.

Për ta vulosur fitoren e tyre u përkujdes Gabriel Jesus, që realizoi për 3-1 në minutën e 90+11-të.

Pas javës së katërt, Arsenali ka arkëtuar dhjetë pikë, ndërsa Man United ka gjashtë sosh.

Në xhiron e pestë, Gunners përballen me Evertonin, ndërsa United do të ketë punë me Brightonin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version