Telegrafi

Spektakël golash në “Parkun e Princave”, PSG-ja fiton derbin ndaj Monacos

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj Monacos në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit francez.

Monaco kaloi në avantazh në minutën e 14-të por pas rishikimit nga VAR-i goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 18-të me Goncalo Ramos që u gjend mirë në zonë për të shënuar për rezultatin 1-0.

Vetëm disa minuta më vonë, në atë të 22-tën, Donnarumma bën një gabim të pafalshëm të cilin e shfrytëzoi për mrekulli Takumi Minamino për të barazuar shifrat në 1-1.

Epërsinë PSG-ja e mori për herë të dytë në këtë takim në minutën e 39-të, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Kylian Mbappe për të shënuar për rezultatin 2-1.

Me epërsi minimale prej një goli të PSG-së u mbyll 45 minutëshi i parë.

PSG arriti të shënojë edhe golin e tretë në minutën e 70-të pas një aksioni të bukur që pa Ousmane Dembele të realizoi një gol mjaft të bukur për shifrat 3-1.

Dy golat e radhës u shënuan në harkun e tre minutave. Fillimisht, Mbappe në minutën e 72-të asiston Vitinhan i cili realizon për rezultatin 4-1 dhe në aksionin vijues Minamino ngushton diferencën në 4-2.

Në aksionin e fundit të takimit, Randal Kolo Muani shënoi për rezultatin 5-2, duke i shkaktuar një humbje të hidhur Monacos që tani ka dy humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Me këtë fitore, PSG-ja shkon në kuotën e 30 pikëve duke mbajtur distancën në katër pikë me vendin e dytë Nice që ka 26 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore