Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Wembley mes Anglisë dhe Gjermanisë që në fund ka përfunduar me rezultat baras 3-3.
Ka qenë një ndeshje fantastike për adhuruesit e futbollit, por që në fund nuk pati fitues.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë o-0, përkundër rasteve të mira që patën dy skuadrat.
Ndërkohë pjesa e dytë ishte e zjarrtë me gjashtë gola të shënuar me gjermanët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 52-të.
Ilkay Gundogan u tregua i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë gjermanëve epërsinë 0-1.
Mysafirët nuk u ndalen dhe gjetën golin e dytë, kur Kai Havertz realizoi një gol spektakolar nga distanca për ta dyfishuar epërsinë.
Por vendasit nuk u dorëzuan dhe brenda tre minutave barazuan gjithçka në këtë sfidë.
Superb. pic.twitter.com/65TOkXIrMt
— England (@England) September 26, 2022
Luke Shaw shfrytëzoi një asistim nga Reece James për të shënuar nga afërsia për 1-2 në minutën e 72-të.
Tre minuta më vonë, Bukayo Saka asistoi për Mason Mount i cili barazoi shifrat në 2-2.
Anglezët bën përmbysjen e madhe në minutën e 83-të, kur Harry Kane realizoi nga penalltia për epërsinë e parë të ‘Tre Luanëve’.
90 + 6 Min. ✔️
Die Punkte werden geteilt. 🤝
3:3 #ENGGER | 📸 DFB/Philipp Reinhard pic.twitter.com/LJoRahm9Xx
— DFB-Team (@DFB_Team) September 26, 2022
Por gëzimi në Wembley zgjati vetëm katër minuta, pasi Kai Havertz shënoi sërish për rezultatin përfundimtar 3-3.
Kësisoj anglezët përkundër këtij barazimi bien në Ligën B pasi janë të katërtit në grup me tri pikë, derisa gjermanët e mbyllën në vendin e tretë me shtatë sosh. /Telegrafi/