Liverpooli ka marr një fitore të madhe si mysafir ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-2 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 34-të në Ligën Premier.
Ndeshja doli të jetë interesante edhe pse para saj kishte tensione me tifozët që ishin mbledhur para stadiumit për të protestuar për kryesinë e Manchester United.
Vendasit kaluan të parë në epërsi kur Aaron Wan-Bissaka asistoi te Bruno Fernandes, që shënoi 1-0.
https://twitter.com/footballfan4ev1/status/1392924760015884290
Pas disa rasteve të bukura erdhi edhe goli i barazimit. Nathaniel Phillips asistoi te Diogo Jota që shënoi në minutën e 34-të për 1-1.
https://twitter.com/footballfan4ev1/status/1392930917090570244
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Liverpooli mori epërsinë pasi Trent Alexander-Arnold harkoi te Roberto Firmino që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/tylerra0/status/1392934355526463490
Me të filluar pjesa e dytë, sërish Firmino gjeti rrugën e rrjetës, kur shënoi për 3-1.
https://twitter.com/footballfan4ev1/status/1392939081647239174
United u kthye në lojë në minutën e 68-të, kur Edinson Cavani pasoi te Marcus Rashford që shënoi për 3-2.
Rashford goal vs Liverpool (2-3) #mufc pic.twitter.com/26ZoCMcNDV
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) May 13, 2021
Krejt në fund ishte radha e Mohamed Salah që shënoi për 4-2.
https://twitter.com/enfumettez/status/1392949140880076805
Liverpooli mori një fitore të madhe në luftën e tyre për Ligën e Kampionëve.
Manchester United mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, ndërsa Liverpooli ngjitet i pesti me 60 pikë. /Telegrafi/