Telegrafi

Spektakël fishekzjarresh në Zelandën e Re, ajo tashmë është në dekadën e re

Ashtu si përherë, viti i ri troket më së pari për Samoan dhe Kiribatin. Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas me më pak se 200 mijë banorë është i pari që feston.

Menjëherë pas tij, fishekzjarret shpërthejnë në një show magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë, spektakli piroteknik mbetet ai i Sidneit, në Australi.

Por këtë radhë, natyra i ka tradhtuar kremtuesit, pasi zjarret pritet të prishin traditën. /Telegrafi/