Site icon Telegrafi

Spektakël edhe në futbollin e grave, anglezja Alessia Russo shtang portieren suedeze me një gol mahnitës me thembër

Sulmuesja angleze, Alessia Russo shënoi një gol mahnitës me thembër kundër Suedisë për t’i ndihmuar ‘luaneshat’ të arrijnë në finalen e Euro 2022.

Russo erdhi nga bankina në pjesën e dytë kur Anglia tashmë udhëhiqte ndeshjen 2-0 falë golave ​​të Beth Mead dhe Lucy Bronze.

Megjithatë, sulmuesja e Manchester Unitedit bëri një ndikim të menjëhershëm, duke shënuar një supergol.

Pas inkuadrimit në minutën e 57-të, Russo shënoi në minutën e 58-të ‘golin më të mirë të turneut’.

Pasi pa gjuajtjen e saj fillestare të pritur nga Hedvig Lindahl, Russo e mori përsëri topin dhe shënoi me një përfundim të shkëlqyer me thembër, përmes këmbëve të portieres suedeze.

Fran Kirby shtoi golin e katërt për Anglinë minuta më vonë, duke vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 4-0.

Por, ishte goli i Rusos, i katërti i saj në turne, ai që bëri që tifozët anglezë dhe në të gjithë botën të flisnin në rrjetet sociale.

“Goli më i mrekullueshëm nga Russo”, shkroi një mbështetës në Twitter.

“Jepini tani Rusos çmimin goli i vitit”, ishte një tjetër koment.

Anglia do të përballet me Gjermaninë ose Francën, të cilët takohen në gjysmëfinalen e dytë sonte (e mërkurë). /Telegrafi/

 

Exit mobile version