Telegrafi

Spektakël dritash këtë javë, qielli do të pushtohet me shi meteorësh

Kjo lëvizje qiellore zgjat nga fundi i prillit deri në maj, por midis 5 dhe 8 majit të këtij muaji ata ofrojnë dukshmëri më të madhe, me deri në 40 meteorë në orë, transmeton Telegrafi.

Shfaqja shikohet më së miri në hemisferën jugore, pasi yllësia nga e cila ato dalin është më lart në qiell dhe për këtë arsye çdo meteor shihet më lehtë.

Sipas Daily Mail, meteorët janë copa mbeturinash që hyjnë në atmosferë me shpejtësi deri në 148,000 milje në orë. /Telegrafi/