Bayerni i ka mbajtur leksion futbollit skuadrës së Arsenalit, duke e mundur me rezultat të përgjithshëm 10-2.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 5-1, ndërsa topçinjtë nuk shpëtuan më lehtë as në ndeshjen e dytë ku pësuan me të njëjtin rezultat.
Ndeshja nisi më mirë për Arsenalin që shënuan me Theo Walcott që në minutën e 20-të.
Walcott kishte edhe një rast të mirë, por që u pasua nga një kundërpërgjigje e Lewandowski.
Por kjo ishte gjithçka çfarë treguan anglezët në këtë ndeshje, pasi pjesa e mbetur i takoi gjermanëve.
Laurent Koscielny shkaktoi penallti, pas një debati me gjyqtari u ndëshkua me kartonë të kuq.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Lewandowski që shënoi për 1-1.
Nuk vonoi shumë dhe Arjen Robben shënoi edhe golin e dytë në minutën e 64-të.
I inkuadruari në pjesën e dytë, Douglas Costa, ngriti shifrat në 3-1 me një gol të bukur në minutën e 78-të.
Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte e rezervuar për Arthuro Vidal që shënoi dy herë.
Ai shënoi në minutat 80-të dhe 85-të.
Bayerni kalon në çerekfinale me dhjetë gola të shënuar, duke u kthyer në një prej pretendentëve kryesor për trofeun më të çmueshëm në Evropë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ssPcZhvCeiI
https://www.youtube.com/watch?v=jU-KSbvVhTs
https://www.youtube.com/watch?v=JvUJ76cvKzs
https://www.youtube.com/watch?v=TImEXRsckdc
https://www.youtube.com/watch?v=Bn_Us5FS5b8
https://www.youtube.com/watch?v=SPT2w8BSmLs